Mehmetaj, Kurtit: Hashim Thaçi e ka themeluar Ushtrinë, ti thjesht ke me çu në veri të vendit
Gazetari Lirim Mehmetaj ka rikujtuar rolin historik të ish-presidentit Hashim Thaçi në formimin dhe ndërkombëtarizimin e Ushtrisë së Kosovës, në dritën e deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë një konference për media tha se hendikepi kryesor për sigurinë në veri qëndron tek pamundësia e Ushtrisë së Kosovës për të operuar atje, për shkak të kufizimeve të trashëguara nga marrëveshjet e ish-kryeministrit Hashim Thaçi.
“Albin Kurti në konferencë për media: “Në veri jemi të hendikepuar pasi ushtria jonë, që nga zotimi i Thaçit në 2013, s’mund të shkojë në veri e atje s’është situata si në pjesë të tjera të vendit tonë…” Hashim Thaçi e ka themeluar një ushtri, e ka shtrirë në gjithë territorin e Kosovës dhe në fund e ka bindur botën demokratike t’i bëhet aleate asaj ushtrie. E ti, ushtrinë veçse e ke, thjesht ke me çu në veri të vendit. As qekaq s’mundesh me ba. Tuc bre. Tuc.” – shkroi Mehmetaj në reagimin e tij në Facebook.