
Mehmetaj: Opozita me 52 deputetë ka më shumë gjasa për formimin e qeverisë sesa VV-ja me 48
Analisti politik Lirim Mehmetaj ka komentuar mundësinë e formimit të Qeverisë pas certifikimit të rezultateve, duke theksuar se opozita ka gjasat më të mëdha për të marrë pushtetin.
Ai ka thënë se LVV-ja, e cila ka 48 deputetë, është më larg arritjes së shumicës prej 61 votash, ndërsa opozita, me 52 deputetë, është më afër realizimit të kësaj shumice.
“52-shi është më afër 61-shit se 48-shi. Lojërat politike se si bëhen pastaj janë tjetër temë, por kjo është realiteti”, ka theksuar Mehmetaj.
Nga ana e LVV-së kanë deklaruar se do ta formojnë Qeverinë e re pas certifikimit të rezultateve.
Deri më tani, disa kandidatë për deputetë nga partitë e pakicave joserbe, në mbështetje të të cilëve LVV-ja ka llogaritur, ose kanë vendosur kushte, ose nuk janë pozicionuar ende për një bashkëpunim të mundshëm.