Mehmetaj pas padisë së Dimal Bashës: Padite veten oj midhje

18 tetor 2023 | 17:20

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas padisë që ia bëri deputeti i VV-së Dimal Basha.

Ai e ka quajtur përsëri “midhje” Bashën.

“Midhja me gjuhë prej fashisti më paska paditur se kam thënë publikisht atë që ai ka thënë publikisht”, ka shkruar ai.

Tutje Mehmetaj thotë që i kam thënë edhe ngelç, ama ashtu thotë edhe diploma e tij e shkollës.

“…Padite veten oj midhje.

Është e vërtetë. I kam thënë edhe ngelç, ama ashtu thotë edhe diploma e tij e shkollës…”

Kujtojmë se padia e Bashës ndaj Mehmetajt erdhi pasi deputeti i LVV-së, në një emision televiziv para rreth dy javësh teksa komentonte refuzimin e opozitës për t’i dhënë përkrahje marrëveshjeve ndërkombëtare në kuvend, kishte thënë:

“Këta të PDK-së prej Drenicës kanë dalë në Prishtinë, lypin me u nxeh dimrit por nuk e votojnë marrëveshjen që e rrit kapacitetin e ngrohtores në Prishtinë”.

Pas deklaratës së Bashës, gazetari Mehmetaj në një studio tjetër televizive e kishte akuzuar deputetin për racizëm ndaj qytetarëve të Drenicës.

“Ky midhje prej njeriu harron që Adem Jashari është prej Drenicës dhe që shkon i përkulet, kjo është e tmerrshme, këta janë fashist”, kishte thënë Mehmetaj, në reagim ndaj deklaratës së Bashës./Periskopi

Postimi i plotë:

Midhja me gjuhë prej fashisti më paska paditur se kam thënë publikisht atë që ai ka thënë publikisht???

Siç mund ta shihni në videon më poshtë, Basha tek gazetari Fidan Jupolli thotë “Këta të PDK prej Drenice kanë dalë në Prishtinë, lypin nxemje e s’e votojnë për ngrohtore”.

Vetë autori i emisionit deklarimin e Bashës e nxjerr me titullin kështu “Basha: Këta të PDK prej Drenice kanë dalë në Prishtinë, lypin nxemje e s’e votojnë për ngrohtore”.

Kur ia kam ekspozu këtë gjuhë fashiste, ai ka provuar të tërhiqet – diçka banale kjo meqë videot e deklarimit të tij ekzistojnë.

Tash ky po më paditë mua për çka?

Padite veten oj midhje.

Është e vërtetë. I kam thënë edhe ngelç, ama ashtu thotë edhe diploma e tij e shkollës.

Përndryshe, kjo është me sa di padija e 3 a e 4-të që ma bëjnë këta populistë të paskrupuj.

Gjithsesi, një vlerësim këtu shkon për deputetin. Derisa Presidentja tha se s’kam ku i denoncoi kërcënimet se në Kosovë s’ka sistem të drejtësisë, ky po i beson shtetit.

P.S

Më shqetësim se padia, është njoftimi i tij për padi. Ai thotë se më paditë për shpifje, ama, siç vëreni në njoftimin e tij, askund nuk është e cekur me citat se çka konkretisht paska qenë shpifja. Paramendojeni, ky është person që voton ligje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka paraqitur një pako me propozime për të…