Mehmetaj pasi i dolën prapaskenat brenda RTK-së: Çfarë shkarkimi bre, shkarkimi nuk mjafton

25 korrik 2024 | 22:29

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pasi skandali në RTK doli krejt sheshit, me rrëfimin që e dha redaktori Jeton Musliu.

Mehmetaj ka thënë se dorëheqja e Rilind Gërvallës nuk mjafton.

Reagimi:

A e lexuat sqarimin e redaktorit te lajmeve ne RTK, Jeton Musliut, per terrorin qe kishte perjetuar nga presionet e drejtorit te RTK-se qe ta publikojë lajmin ku sulmohen gazetaret kritike te Qeverise.

Rilind Gervalla, militanti i Vetevendosjes qe tash eshte drejtor i RTK-se madje i paska kerkuar te beje edhe kronike disa minuteshe dhe kroniken ta lidhe disi edhe Vucic-in dhe takimet e fshehta me Radojicic-in.

Cfare shkarkimi bre, shkarkimi nuk mjafton.

A po e kuptoni se deri ku shkon ky pushtet kriminal? A po shihet fare qarte cfare ndytesie perben partia-shtet Levizja Vetevendosje?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Astronautët e bllokuar në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës ende nuk…