
Mehmetaj për fotografinë e Kurtit dhe Demaçit: U shkrep në ditën kur me UÇK-në po negociohej lirimi i inspektorit serb Zoran Zbiliç
Analisti Lirim Mehmetaj ka reaguar ashpër pas fotografisë që Lëvizja Vetëvendosje publikoi të Albin Kurtit dhe Adem Demacit.
Mehmetaj ka thënë se fotografia e tyre është realizuar në ditën kur Kurti e Demaci bashkë me OSBE-në kanë shkuar për ta liruar inspektorin serb Zoran Zbilic.
Reagimi i plotë:
S’iu lejoj ta shtremberoni historine
Fotografia e Albin Kurtit qe e ka publikuar sot Vetevendosja eshte shkrepur me 24 nentor 1998, diten kur me UÇK-ne po negociohej lirimi i inspektorit serb Zoran Zbiliç.
Ai ishte arrestuar nga UÇK-ja. Demaçi, me sekretarin e tij, Albin Kurtin dhe me OSBE-ne shkuan ta lirojne Zbiliçin.
UÇK pranoi si shenje e vullnetit te mire, me kushtin qe te liroheshin me pas edhe disa te burgosur shqiptare.
“Negociatat me UÇK-ne ishin te veshtira”, pati deklaruar me pas Demaçi.