Mehmetaj për zgjedhjet qendrore: Humb Kosova e fiton VV-ja
Gazetari Lirim Mehmetaj, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme qendrore do të “humbë Kosova e do të fitojë Lëvizja Vetëvendosje”.
Ai në “Debat Plus”, tha se nuk beson që PDK-ja e LDK-ja do të marrin më shumë vota se sa herën e kaluar.
“Humbë Kosoba dhe fiton VV, s’ka diskutim. Për me citu një politikan të dobët, Albin Kurtin, kjo nuk është gara e automobilave s’ka rëndësi kush del I pari, gabim e ka pas, ka rëndësi kush del. E kam të vështirë me pa për çfarë arsyesh LDK dhe PDK fitojnë më shumë se herën ë fundit. E shoh më lehtë pse VV mun me ra, por se di pse dikush që se ka votu PDK e LDK i voton tash”, tha ai.
Mehmetaj tutje tha se sa më i vogël të jetë numri i votuesve aq më shumë i konvenon VV-së, derisa shtoi se zgjedhjet lokale nuk do të reflektojnë në zgjedhjet e ardhshme qendrore.
“Sa më pak që kanë me dal në zgjedhje ka me qenë më mirë për VV, frymë më nuk ka. Tashmë ka VV më shumë strukturë se sa që ka pas, sepse tash janë në pushtet. Në zgjedhjet lokale VV ka dal 270 mijë më pak vota se në zgjedhjet nacionale. Por kjo sdmth që ndodh, edhe pse është shpresa e aprtive opozitare. Ky relacion e ka përcjell VV-në gjithmonë… në zgjedhje nacionale merr më shumë se në zgjedhje lokale”, tha ai.