Mehmetaj: Pres nga Taravari të japë dorëheqje, Fronti Evropian prin me rreth 15 mijë vota
08 maj 2024
| 21:59
Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se Fronti Evropian prin me rreth 15 mijë vota më shumë se koalicioni VLEN në zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
Ai, në “Debat Plus”, tha se Fronti Evropian ka bërë një fitore të qartë derisa tha se Arben Taravari si udhëheqës në VLEN, duhet të japë dorëheqje.
“Meqë trendi nuk ndryshon shumë, urime fitorja Frontit Evropian, po e pres Taravarin me dhënë dorëheqje, i cili ka deklaru se një votë më shumë largohet nga politika, jo një por 15 mijë më shumë. Pse VLEN-i herën e parë nuk u duk i lumtur, e tash po. Herën e parë kanë mendu që fitojnë, kurse tash e dinë që nuk fitojnë”, tha ai.
Arben Taravari kishte deklaruar se nëse opozita shqiptare nuk fiton, atëherë ai do të japë dorëheqje.