Mehmetaj, VV-së pas ankesës në PZAP: Qeveria mund ta shpallë Listën Serbe organizatë terroriste, nuk guxon

02 janar 2025 | 15:34

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje në PZAP në lidhje me certifikimin e Listës Serbe.

Mehmetaj në një shkrim në Facebook, i ka kujtuar Vetëvendosjes se Qeveria mund ta shpallë Listën Serbe organizatë terroriste, dhe kështu, ajo largohet nga procesi zgjedhor.

“Krejt Kosova e di qe ekziston nje menyre teper e thjeshte me largu Listen Serbe nga procesi zgjedhor: Qeveria mundet me shpalle organizate terroriste edhe kaq.

Po ashtu, krejt Kosova e di se Qeveria nuk guxon ta beje kurre kete levizje, sepse jane ne raport te thelle bashkepunimi”.

Tutje, ai ka përmendur edhe komunikimet e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me Listën Serbe.

“S’ka njeri ne Kosove qe nuk e ka degju shefen e grupit paralemntar te VV-se duke u kordinuar permes telefonit me Milan Radojicic-in. Kordinim qe ia kemi pare rezultatin kur keto dy parti votuan bashke per t’i lene veteranet jashte ligjit per pagen minimale.

Kend po doni me rrejte o kokerrjedhur?”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden do t’u japë 20 amerikanëve nderimin…