BQK-ja konfirmon përkrahjen e projekteve që hapin vende të reja të punës

24 maj 2018 | 12:54

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka pritur të enjten në takim ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Temë e këtij takimi kanë qenë zhvillimet e përgjithshme në sektorin bankar dhe mbështetjen që BQK-ja mund të jap në realizimin e projekteve infrastrukturore.

Guvernatori Fehmi Mehmeti ka njoftuar ministrin Lekaj me trendet e përgjithshme në sektorin financiar në Kosovë dhe punën që po bënë BQK-ja në zhvillimin e mëtutjeshëm të këtij sektori.

“Ne si BQK jemi të angazhuar që të mbështesim zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin financiar, dhe bankar në Kosovë. Gjithashtu, ne jemi të angazhuar që të mbështesim Institucionet e Kosovës në realizimin e projekteve që kanë për qëllim zhvillimin e ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka thënë guvernatori Mehmeti.

Nga ana tjetër, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka falënderuar guvernatorin Mehmeti për mbështetjen në realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet e vendit vazhdojnë të përsërisin përkushtimin e tyre për…