Mehmeti dhe Istrefi diskutuan për infrastrukturën ligjore të BQK-së
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit Sami Istrefi.
“Në frymën e bashkëpunimit të dyinstitucioneve, duke u bazuar në mandatet ligjore që kanë të dy institucionet, u diskutua avancimi dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe Avokatit të Përgjithshëm të Shtetit të Kosovës, me fokus të veçantë çështjet e fushës ligjore. Guvernatori Mehmeti falënderoi Avokatin Istrefi për gatishmërinë e bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe u zotua që ky bashkëpunim do të vazhdojë në të ardhmen”, thuhet në komunikatën e BQK-së.
Sipas kësaj komunikate, veç tjerash, Mehmeti, e informoi Istrefi për zhvillimet, aktivitetet dhe angazhimet e BQK-sëdhe të sektorit financiar.
“Nga ana tjetër, Avokati i Përgjithshëm i Shtetit z. Sami Istrefi theksoi që vlerëson lartë sukseset e arritura në sektorin financiar dhe konfirmoi gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve”, thuhet në njoftimin e BQK-së.
/Epoka e Re/