Mehmeti dhe Kuçi diskutojnë për zhvillimet në ekonomi
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim Ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.
Guvernatori Mehmeti ka njoftuar Ministrin Kuçi mbi zhvillimet e fundit në sistemin financiar, si dhe për rolin që ky sistem ka pasur për minimizimin e pasojave ekonomike të pandemisë gjatë periudhës së masave kufizuese.
Gjithashtu, Guvernatori Mehmeti njoftoi ministrin lidhur me kontributin e BQK-së në hartimin e planit të rimëkëmbjes ekonomike.
Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti deklaroi se BQK-ja mbetet e përkushtuar që të jap kontributin e saj në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa, përmes rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar.
Nga ana tjetër, Ministri Kuçi njoftoi Guvernatorin Mehmeti me planet e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe shprehu përkushtimin që të angazhohet për të krijuar sa më shumë mundësi për një ambient që promovon zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë së vendit.