Mehmeti, Mani dhe Nitaj shkëmbejnë përvojat bibliotekare me BKSh-në

31 janar 2025 | 15:32

Një delegacion i zyrtarëve të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dje ka nisur vizitën dyditore në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë (BKSh).

Sot, në ditën e dytë të vizitës zyrtare, delegacioni i BKK-së, i përbërë nga Tefik Mehmeti, Lavdie Mani dhe Venera Nitaj, vizitoi Sektorin e Bibliografisë Kombëtare, Sektorin e Zhvillimit të Koleksioneve Bibliotekare dhe Sektorin e Studimeve dhe Kualifikimit, në të cilët sektorë Mehmeti, Mani dhe Nitaj u njoftuar me proceset e punës dhe shkëmbyen përvojat mbi organizimin e punëve në departamentet respektive.

“Përmes këtij takimi të frytshëm dyditor, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës shprehën interesimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimeve dhe shkëmbimin e nevojshëm të përvojave, me qëllim shkëmbim-huazimin bibliotekar, plotësimin e bibliografisë dhe trajnimet e vijueshme në shkencën e bibliotekonomisë”, ka njoftuar BKSh-ja. /Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të ngritjes dhe forcimit të kapaciteteve operacionale të…