Mehmeti nga AKR në Ulpianë, premton 15 vende parkingje,1 çerdhe dhe 5 kënde lojrash
Takimin e parë për sot me qytetarët kandidati për kryetar të komunë së Prishtinës, Gëzim Mehmeti e filloi në Ulpianë një ndër lagjet më të vjetra të Prishtinës bashkë me nënkryetarin e komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.
Në programin e AKR-së Mehmeti përmendi edhe pikën E-Inspektimi ku me anë të dronëve do të monitorohen ndërtimet pa leje dhe tha gjithçka do të jetë transparente për qytetarët dhe gazetarët në qendrën monitoruese.
Vetëm në këtë lagje në programin e Aleancës Kosova e Re janë paraparë investim 1.5 milion euro ku rëndësi të veçantë do të ketë projekti me parkingjet për rezidentët. Me anë të një radio specifike në makinë, pronarët do të njoftohen automatikisht se ku ka vende të lira për të parkuar.
Investim tjetër jo më pak i rëndësishëm është edhe hapja e një çerdhe dhe ndërtimi i 5 këndeve të lojrave.
E lindur dhe e rritur në lagjen Ulpiana, kandidatje për asambleiste Delvina Tahirsylaj para qytetarëve tha se kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti e meriton përkrahjen e lagjes pasi përgjatë 4 viteve ka bërë investime të vazhdueshm në Infrastrukturë.
Fjalën e mori edhe nënkryetari i komunës, Selim Pacolli i cili tha se me Gëzimin kemi pasur bashkëpunim fantastik për gjatë një mandati dhe investimet në Infrastrukturë kanë qenë të shumëta e sidomos në viset rurale. Ai bëri apel tek qytetarët që të votojnë kandidatin e AKR-së për të parin e komunës për të rrumbullakosur projektet e lëna në gjysmë.