Mehmeti premton ofrim të shërbimeve efikase policore

01 janar 2021 | 13:25

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka vizituar zyrtarët policorë që janë kujdesuar për sigurinë në vend gjatë festës së Vitit të Ri..

Për t’i mbështetur dhe inkurajuar në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive në mënyre profesionale zyrtarët policorë, Mehmeti ka qenë  shoqëruar nga menaxhmenti i lartë, kolonel Gazmend Hoxha, drejtor i Departamentit për Operacione, Arbnesh Ajvazi, drejtor i Divizionit për Siguri Publike dhe Gëzim Dibrani.

Mehmeti në emër të Policisë së Kosovës ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e Vitit të Ri.

Ai ka garantuar  mbështetjen e plotë të policisë për qytetarët e vendin për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe ofrim të shërbimeve efikase policore edhe në vitin në vijim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Doktori Sabejdin Smoni ka vdekur pas infektimit me Covid-19. Ai…