Mehmeti – Selimi thotë se barazia në kushte të pabarabarta është pabarazi

07 mars 2022 | 15:46

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti – Selimi ka folur në debatin parlamentar mbi pabarazitë gjinore të grave në shoqëri.

Ajo para deputetëve në Kuvend është shprehur se barazia në kushte të pabarabarta, është pabarazi.

“Barazia gjinore si e drejtë e garantuar me ligj, nuk duhet kuptuar si zgjidhje përfundimtare për rolin e femrës në shoqëri. Barazia në kushte të pabarabarta, është pabarazi. Prandaj, në shoqërinë tonë, duhet luftuar edhe për ambient të barabartë, ashtu sikur edhe për të drejtat e garantuara me ligj”, ka thënë ajo, duke shtuar se roli i gruas duhet të ketë hapësirë në të gjitha institucionet.

“Roli i gruas duhet të ketë hapësirën e nevojshme në të gjitha institucionet, sidomos në ato të sigurisë, polici, ushtri e të tjera”, ka thënë Mehmeti – Selimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, në…