Mehmeti shprehi mirënjohje për mbështetjen institucionale të BQK-së nga shteti gjerman
Zëvendës udhëheqësi i Misionit të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Kosovës Jan-Axel Voss, vizitoi të hënë Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, me ç’rast u mirëprit nga Guvernatori Fehmi Mehmeti.
Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti e njoftoi rreth zhvillimeve në sektorin financiar të vendit, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor. “Mehmeti po ashtu shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Qeveria Gjermane për zhvillimin institucional të BQK-së dhe për zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi. Ai shprehu përkushtimin e tij për të avancuar të gjitha funksionet e BQK-së dhe për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Ambasadën Gjermane në Republikën e Kosovës dhe agjensionet gjermane. Zëvendës udhëheqësi i Misionit të Ambasadës Gjermane në Kosovë Voss, uroi Guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen e tij në postin e guvernatorit dhe inkurajoi BQK-në të vazhdojë rrugën e saj në rregullimin dhe mbikëqyrjen e sektorit financiar, si dhe mbarëvajtjen e stabilitetit të sektorit”, thuhet në njoftimin e BQK-së.