Meka Halal Food njofton konsumatorët: Suxhuku dhe produktet tona, e kanë shijen e veçantë dhe janë 100% Hallall
Meka Halal Food, përmes llogarisë së vet në “Facebook”, i ka njoftuar konsumatorët e vet se janë duke qarkulluar në treg disa produkte të kompanivë të ndryshme por që ka tendenca që këto produkte të u ofron konsumatorëve që janë të “Meka-s”.
“Të dashur konsumator/e të produkteve tonë, në treg vazhdimisht ka tendencë nga kompani të ndryshme me u paraqit si të njëjta me kompaninë tonë (kompani me emra tjerë, por që tek konsumatori paraqiten se kinse janë kompani si motra!)”, është shkruar në faqen zyrtare të Meka Halal Food.
Njoftimi i plotë:
Të dashur konsumator/e të produkteve tonë
Në treg vazhdimisht ka tendencë nga kompani të ndryshme me u paraqit si të njëjta me kompaninë tonë (kompani me emra tjerë, por që tek konsumatori paraqiten se kinse janë kompani si motra!).
Na lejoni të ju njoftomë se Suxhuku dhe të gjithë produktet tona, e kanë shijen e veçantë dhe janë 100% Hallall.
Ju lutemi shumë, nëse hasni raste kur ua rekomandojnë produktet tjera si produkte Meka, të na njoftoni në mënyrë që të marrim masa juridike kundër mashtrimit!
Nëse dëshironi produkte Meka, atëherë duhet ti blini vetëm produktet që e kanë logon tonë, pra Meka Halal Food ose iu shënon që prodhohen nga MEKA shpk!
Zoti ju bekoftë!
#MekaHalalFood #MadeInKosova