Meka në këtë Ramazan, e zbrazët

26 prill 2020 | 08:08

Qyteti i shenjtë i Mekës është fotografuar i zbrazur derisa myslimanët po e mbajnë muajin e Ramazanit këtë vit në izolim.

Xhamia e Madhe e Mekës është e hapur gjatë gjithë vitit dhe zakonisht është e mbushur, e veçanërisht gjatë Haxhit, por masat e rrepta të bllokimit në Arabinë Saudite e kanë lënë plotësisht bosh.

Në muajin e shenjtë të Ramazanit besimtarët agjërojnë për ta shënuar kohën kur për herë të parë u shpall Kurani te profeti Muhamed.

Familjarët tradicionalisht mblidhen në iftar, pas perëndimit të diellit, pastaj luten, gjë e cila këtë vit nuk është e mundur nën masat e rrepta për të luftuar koronavirusin.

Arabia Saudite ka konfirmuar më shumë se 15100 raste me koronavirus dhe afër 130 të vdekur,

Shumica e xhamive janë mbyllur dhe njerëzve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Provat sugjerojnë se koronavirusi ka origjinën në lakuriqët në Kinë…