Mekaj rikthehet te KB Ylli
25 shtator 2020
| 16:01
Leonard Mekaj është rikthyer te KB Ylli. Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, është zyrtarizuar te skuadra nga Theranda.
Ai ka nënshkruar për një vit me Yllin, pjesë e të cilës skuadër ka qenë edhe në të kaluarën. Mekaj sezonin e fundit ishte pjesë e KB Rahovecit, ku zhvilloi vetëm dhjetë ndeshje. Basketbollisti gjatë sezonit të kaluar u përballë me shumë lëndime.