Mekiq, MVP i javës në Superligë

10 janar 2025 | 15:25

Stinori pranveror në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll filloi vrullshëm me shumë ndeshje emocionuese. Kampionati ka hyrë në fazën vendimtare dhe mjaft interesante, ku çdo ndeshje është shumë e rëndësishme.

Bora po vazhdon me ndeshje të mira, ku në këtë xhiro shënoi fitore ndaj nënkampionit, Golden Eagle Yllit. Te prishtinasit, Adem Mekiq edhe kësaj radhe ishte shumë i rëndësishëm, duke përfunduar ndeshjen me 16 pikë, 13 kërcime dhe nëntë asistime. Ai e ka indeksin 25, duke u shpallur edhe MVP i javës së 15-të.

Ndihmë të madhe ka dhënë edhe Desmond Cambridge Jr, i cili debutoi te prishtinasit me 26 pikë, dy kërcime dhe dy asistime. Sigal Prishtina u rikthye te fitoret, duke triumfuar ndaj Proton Cable Prizrenit, ku te bardhekaltrit u dallua Cory Reeves me 18 pikë, shtatë kërcime dhe dy asistime. Bashkimi triumfoi ndaj Trepçës 76:72, në derbin e kësaj xhiro, ku te prizrenasit më i miri ishte Mack Smith me 20 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime. Vëllaznimi regjistroi fitoren e katërt radhazi, duke fituar ndaj Pejës, ndërsa Jericole Hellems e përfundoi ndeshjen me 21 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime.

MVP

Adem Mekiq (Bora) 16 pikë, 13 kërcime, 9 asistime, 25 indeksi

Top pesëshja

Adem Mekiq (Bora) 16 pikë, 13 kërcime, 9 asistime, 25 indeksi
Desmond Cambridge Jr (Bora) 26 pikë, 2 kërcime, 2 asistime, 24 indeksi
Cory Reeves (Sigal Prishtina) 18 pikë, 7 kërcime, 2 asistime, 23 indeksi
Mack Smith (Bashkimi) 20 pikë, 5 kërcime, 4 asistime, 20 indeksi
Jericole Hellems (Vëllaznimi) 21 pikë, 6 kërcime, 3 asistime, 20 indeksi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e…