Meksika fiton edhe ndaj Kores
23 qershor 2018
| 18:54
Meksika e ka fituar edhe ndeshjen e dytë të këtij Botërori dhe në këtë mënyre është shumë afër kualifikimit për fazën tjetër të Kupës së Botës.
Meksikanët sot e mposhtën me rezultat 2-1, Koren e Jugut, kurse golat i shënuan Carlos Vela nga penalltia në pjesën e parë dhe Javier Hernandes në pjesën e dytë. Për koreanët golin e vetëm e shënoi sulmuesi Son.
Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet nga ora 20:00 në mes Gjermanisë dhe Suedisë.
/Epoka e re/