Meksika fiton medaljen e bronztë në ‘Tokio 2020’
06 gusht 2021
| 14:31
Meksika ka siguruar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në futboll.
Meksikanët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe nuk i lanë japonezët të bëjnë ndonjë befasi dhe e kontrolluan ndeshjen. Në pjesën e parë, Meksika avancoi me dy gola. Cordova 13′ dhe Vasquez 22′.
Në pjesën e dytë, Vega shënoi golin e tretë për Meksikën në min 58′ për t’ia dhënë goditjen përfundimtare Japonisë. Japonezët arritën ta shënojnë golin e nderit përmes Mitomas në min 78′ të takimit. Rezultati përfundimtar, Meksika 3-1 Japonia. Meksika fiton medaljen e bronztë.