Meksika ndalon qindra emigrantë gjatë bastisjeve
Meksika ka ndaluar afër 400 emigrantë të Amerikës Qendrore, të cilët kanë qenë duke udhëtuar për të kaluar kufirin me Shtetet e Bashkuara, kanë thënë zyrtarët.
Operacioni i së hënës në shtetin Çiapas ka shënjestruar rreth 3 000 emigrantë, duke përfshirë edhe fëmijë të vegjël.
Kjo njëherësh është thënë se ka qenë bastisja më e madhe e njerëzve në të ashtuquajturit karavanë. Zyrtarët kanë thënë se personat e ndaluar kanë refuzuar që të aplikojnë për viza.
Meksika aktualisht është nën presion nga Shtetet e Bashkuara për ndaluar njerëzit që të mos i drejtohen kufirit të shtetit, raporton “Rel”.
Kohën e fundit është vërejtur një rritje e burrave, grave dhe fëmijëve që kanë ikur nga El Salvadori, Hondurasi dhe Guatemala, për t’iu drejtuar kufirit me ShBA-në.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar me mbyllje të kufirit nëse Meksika nuk bën më shumë për të ndaluar emigrantët pa dokumente.