Meksika për një javë mirëpriti 4 000 emigrantë të dëbuar nga ShBA-ja
28 janar 2025
| 07:59
Meksika ka pranuar 4 000 emigrantë të dëbuar nga ShBA-ja gjatë javës së kaluar, tha presidentja e vendit, Claudia Sheinbaum.
Sheinbaum tha se shumica prej tyre ishin shtetas meksikanë.
Presidenti amerikan Donald Trump, i cili mori detyrën javën e kaluar, ka premtuar dëbime masive të emigrantëve që jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.