Meksika përgatit planin për strehimin e emigrantëve
Autoritetet meksikane kanë filluar ndërtimin e strehimoreve të mëdha me tendë në qytetin e Ciudad Juarez për të përgatitur mundësinë e një fluksi të mundshëm të meksikanëve të deportuar nën premtimet për deportime masive të Presidentit të SHBA, Donald Trump.
Strehimoret e përkohshme në Ciudad Juarez do të kenë kapacitetin të strehojnë mijëra njerëz dhe pritet të jenë gati brenda pak ditësh, tha zyrtari municipal Enrique Licon.
“Është diçka e paprecedentë,” tha Licon të martën pasdite, ndërsa punëtorët shkarkonin mbështetje metalike nga kamionët që ishin parkuar në një terren të madh afër lumit Rio Grande, që ndan qytetin nga El Paso, Texas.
Tendat në Ciudad Juarez janë pjesë e planit të qeverisë meksikane për të përgatitur strehimore dhe qendra pritëse në nëntë qytete të veriut të Meksikës.
Autoritetet në vend do t’u ofrojnë meksikanëve të deportuar ushqim, kujdes mjekësor dhe ndihmë në sigurimin e dokumenteve të identitetit, sipas një dokumenti qeveritar që përshkruan strategjinë, e quajtur “Meksika ju përqafon”.
Po ashtu, qeveria planifikon të ketë një flotë autobusësh të gatshëm për të transportuar meksikanët nga qendrat pritëse në qytetet e tyre të lindjes.