Meksika zgjedh presidenten e parë grua
03 qershor 2024
| 11:14
Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës
Sheinbaum, një ish-shkencëtare e energjisë nga partia e majtë në pushtet ka premtuar se do të vazhdojë të punojë mbi “përparimet” e bëra nga ish- presidenti, Lopez Obrador, shkruan “BBC”.
Në fjalimin e saj të fitores, ajo u tha votuesve: “Unë nuk do t’ju zhgënjej”.
Mbështetësit e saj po festojnë në Zocalo, sheshin kryesor të qytetit të Meksikos, duke valëvitur pankarta me shkrime “Claudia Sheinbaum, presidente”.
Sheinbaum do të zëvendësojë mentorin e saj, presidentin në largim Andrés Manuel Lopez Obrador, më 1 tetor.