Meksikë: Humb jetën guvernatorja disa ditë pasi mori detyrën
Vetëm disa ditë pasi mori detyrën e guvernatores së qytetit të Pueblas në Meksisë, Marta Erika Alonso, ka humbur jetën pasi helikopteri në të cilin po udhëtonte është rrëzuar. Burri i saj, senatori Rafael Moreno Valle dhe dy pilotët gjithashtu kanë humbur jetën, raporton “BBC”.
Raportet kanë thënë se ka pasur një pasagjer i tretë në bord, i cili gjithashtu ka vdekur.
Alonso ishte bërë guvernatorja e parë femër e Puebla-s pas votimeve të diskutueshme. 45-vjeçarja ishte anëtare e partisë PAN, e qendrës së djathtë.
Vdekjet e guvernatores dhe burrit të saj është konfirmuar nga presidenti i ri i Meksikës, Andres Manuel López Obrador. Ai ka thënë se do të fillojë një hetim për të vendosur “të vërtetën” për atë që shkaktoi rrëzimin.
Zyrtarët meksikanë më vonë kanë thënë se besonin se helikopteri u rrëzua pas një defekti të paspecifikuar pranë Puebla-s, qytetit të dytë më të madh të Meksikës.