Mel B finalizon divorcin
10 gusht 2018
| 10:42
Mel B ka finalizuar divorcin me Stephen Belafone, pas një beteje të gjatë ligjore përplot skandale.
Gjykata në Los Angeles ka vendosur që Mel B t’i paguajë faturat ligjore të ish-bashkëshortit 350 mijë dollarë si dhe të ofrojë alimentacion për vajzën e tyre gjashtëvjeçare Madison, 5 000 dollarë në muaj.
Çifti janë ndarë në vitin 2017, kur edhe këngëtarja e akuzoi Belafonte se e kishte rrahur. Këto akuza, të cilat Belafonte i kishte mohuar, janë hedhur poshtë gjatë rastit në gjykatë.