Melania bëhet gati për një jetë të re me shumë para, është koha për…

01 dhjetor 2020 | 11:57

Mund të largohet nga Shtëpia e Bardhë, por siç duket për Melania Trump, një jetë e re fillon tani, jo aq e keq dhe aspak e varfër.

Pavarësisht nëse do të vendosi të divorcohet apo jo nga Donald Trump, siç insistojnë mediat e huaja, ajo do të jetë në gjendje të gjenerojë vetë shuma të konsiderueshem parash. Si? Duke shkruar historinë e saj.

Melania tashmë është në kontakt me shtëpinë botuese për të shkruar kujtimet e saj nga periudha që kaloi në Shtëpinë e Bardhë.

Trump pritet të largohet nga Shtëpia e Bardhë në 20 janar të 2021 dhe ka shuam të ngjarë të shkojë në shtëpinë e pushimeve në Mar-a-Lago në Florida.

Sipas “Page Six”, Melania ka kontakte për shkruar kujtimet e saj dhe parat që do të marrë do të jenë vetëm të sajat, një mundësi që ajo të fitojë vetë para. E ndryshe nga ç’mund të mendohej, bashkëshorti i saj, Donald Trump, po e mbështet dhe inkurajon atë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga minoritetet, Rasim Demiri, i është bashkuar Grupit Parlamentar…