Melania i thotë Trumpit të pranojë humbjen e zgjedhjeve
08 nëntor 2020
| 19:52
Melania Trump i ka kërkuar bashkëshortit të saj, Donald Trump, që të pranojë se i ka humbur zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zonja e Parë është bashkuar në mesin e personave të afërm të Trumpit që po e këshillojnë atë se ka ardhur koha të pranojë humbjen, raporton CNN.
Megjithëse ajo nuk ka komentuar ende publikisht zgjedhjet, sipas burimit të CNN-së thuhet se ky është mendimi i Melanias.
“Ajo e ka propozuar atë, siç bën shpesh,” ka thënë ky burim.