Melania Trump, 175 mijë dollarë për një pasdite në Toronto
Nuk i kanë mjaftuar kontradiktat në Kajro ku Melania Trump kishte shpenzuar 95 mijë dollarë për një turne gjysmë ditor, por i ka dyfishuar ato.
Zonja e Parë e Amerikës, në fakt nuk ka kursyer edhe pse ndodhet në syrin e ciklonit , por ka vijuar shpenzimet marramendëse. Sipas agjencisë së lajmeve “Quarz”, Melania ka shpenzuar 175 mijë dollarë për një ditë në Toronto, në një hotel ku nuk ka kaluar as natën.
Një shifër kjo pothuajse sa dyfishi i shumës që Zonja e Parë kishte paguar gjatë udhëtimit të saj gjysmë ditor në Kajro. Këtu Melania shpenzoi 95 mijë dollarë amerikanë. Kur është pyetur për shpjegime, zyra e Melania-s, ka thënë se për të marrë këtë informacion, t’i drejtohen zyrës së Departamenti të Shtetit.
Por, zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham, ka thënë për “Quarz” se shpenzimet janë përdorur masat e sigurisë, kujdesit mjekësor, komunikimit, nevojave të autokolonës, logjistikë e të tjerë, të gjitha këta shpenzime