Melania Trump dënon dhunën në Kongresin amerikan

11 janar 2021 | 16:41

Melania Trump së fundmi ka dënuar dhunën e javës së kaluar në Kongresin e SHBA-së. Ajo gjithashtu i bëri thirrje për “shërim, mirëkuptim dhe paqe për Kombin amerikan”.

Nëpërmjet një deklarate të lëshuar përmes Shtëpisë së Bardhë, ajo dha mendimin e saj për ngjarjet në Washington DC më 6 janar.

“Unë jam e zhgënjyer dhe e dëshpëruar me atë që ndodhi javën e kaluar” është shprehur ajo.

Zonja e parë gjithashtu ka hedhur poshtë të gjitha “thashethemet e pahijshme” rreth asaj pas trazirave të shkaktuara në SHBA.

“Më duket e turpshme që përreth këtyre ngjarjeve tragjike ka pasur thashetheme të pahijshme, sulme të padrejta personale dhe akuza të gabuara mashtruese ndaj meje. Kombi ynë duhet të shërohet në një mënyrë civile. Mos bëni asnjë gabim për këtë, unë absolutisht e dënoj dhunën që ka ndodhur. Dhuna nuk është kurrë e pranueshme”, ka shtuar  Melania.

Trazirat e shkaktuara në Kongresin e ShBA-së erdhën në ditën kur kandidati i demokratëve Joe Biden, do të çertifikohej si fituesi i zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa personazhe të njohur britanikë kanë udhëtuar nga Britania e…