Melania Trump nis vizitën në Afrikë
02 tetor 2018
| 16:32
Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka arritur në kryeqytetin e Ganës, Akra, në një udhëtim që e ka nisur e vetme, në katër shtetet afrikane.
Në këtë udhëtim ajo do të fokusohet në promovimin e kujdesit shëndetësor dhe programet e edukimit, të cilat financohen nga organizatat e huaja amerikane.
Ajo do të vizitojë edhe Keninë, Malavin dhe Egjiptin, duke synuar forcimin e lidhjeve diplomatike.