Melania Trump operohet për një problem në veshka
15 maj 2018
| 07:32
Melania Trump i është nënshtruar një procedure të specializuar shëndetësore mëngjesin e së martës, për të trajtuar atë që raportohet si një tumor beninj në veshka.
Ajo do të qëndrojë e shtruar në spital për pjesën e mbetur të javës, njofton Shtëpia e Bardhë.
Presidenti Donald Trump pritet ta vizitojë bashkëshorten e tij në Qendrën Mjekësore “Walter Reed” në periferi të Uashingtonit më vonë gjatë ditës, raporton “Associated Press”.