Melania Trump viziton qendrat e ndalimit të fëmijëve imigrantë
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump ka vizituar të enjten zonën e qendrave të ndalimit në kufi në Teksas, ku po mbahen fëmijët e ndarë nga prindërit e tyre.
Zonja Trump, presioni i së cilës ka qenë faktor në vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të nënshkruar udhërin që mban së bashku familjet, është larguar nga Shtëpia e Bardhë të enjten në mëngjes për të vizituar Teksasin.
“Ivanka ndjehet shumë e fuqishme, gruaja ime ndjehet shumë e fuqishme, unë ndjehem shumë i fuqishëm për këtë. Mendoj se çdokush që ka zemër do të ndihej i fuqishëm. Nuk duam të shohim familje të ndara”, ka thënë Trump të mërkurën, duke iu referuar vajzës së tij Ivanka.
Udhëtimi në Teksas ka qenë shfaqja më e dukshme që ka bërë zonja Trump, prej kur ka kryer intervenimin e saj në veshkë më 14 maj.