Melihate Tërmolli tregon se kush janë servilët e Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit në LDK
17 janar 2022
| 15:14
Rezoluta kundër mbajtjes së referendumit serb në Republikën e Kosovës ka hapur përplasje të reja mes politikanëve në vend.
Ishte Skender Hyseni që e ka quajtur servil dhe hipokrit kreun e partisë së tij, Lumir Abdixhiku, pasi ky i fundit i është përgjigjur pozitivisht votimit të kësaj rezolute.
Në këtë “debat” është përfshirë edhe ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli. Ajo e ka quajtur servil të ish-presidentit Hashim Thaçi, Skender Hysenin dhe Lumir Abdixhikun servil të Albin Kurtit.
“Servili i Hashimit e paska kritiku servilin e Albinit për servilizëm! Filozofi e rëndë kjo!”, ka shkruar Tërmkolli në llogarinë e vet në “Facebook”.