Melinda bën namin me këngën e re (Video)
21 dhjetor 2020
| 02:30
Melinda Ademi është rikthyer me një këngë të re që brenda pak orësh po bën namin në rrjet, jo vetëm për muzikën e videoklipin, por edhe tekstin.
Kënga mban titullin “Mëkatare” dhe Melinda shfaqet si një vajzë, e cila ndonëse është lënduar nga dashuria, qëndron e fortë e madje planifikon hakmarrje.
“M’bone mekatare mos harro vajzat shiptare se lojn pa marr hakmarje”, është pjesa e tekstit që ka fiksuar të gjithë e me siguri do e shohim në përshkrimet e shumë fotove në Instagram tani e tutje.
Tekstin e ka shkruar vetë Melinda në bashkëpunim me Gjikon dhe Skerdin ndërsa producent i këngës është BigBang.