Meliza Haradinaj: Rikthehet lista e ‘reformuar’ e Radojçiqit

12 dhjetor 2024 | 15:54

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj, ka reaguar lidhur me emrat e përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë nga Lista Serbe.

Haradinaj ka thënë se në këtë listë e cila është dorëzuar dje në KQZ, figurojnë dhe emra të vjetër, të cilët janë bashkëpunëtorë të ngushtë të kriminelit Millan Radojçiqit, të cilët kandidojnë për t’u rikthyer pa asnjë pengesë në Kuvendin e Kosovës.

“Në listën e dorëzuar në KQZ dje, figurojnë edhe emra të vjetër të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Radojçiqit, të cilët fatkeqësisht do të kandidojnë e madje edhe të fitojnë e të rikthehen në Kuvendin e Kosovës pa asnjë pengesë.  Për dallim nga ne në Kosovë që i certifikojmë pa asnjë filtër të sigurisë këta persona, secili prej tyre paraprakisht padyshim se ka marrë aprovimin dhe instruksionet e qarta politike e kriminale nga Vuçiqi e Radojçiqi. Pas certifikimit të kësaj organizate dhe rilegjimimit të saj në sistemin politik të Kosovës, partitë politike shqiptare ‘e humbin’ të drejtën të bëjnë premtime elektorale për çështjet me Serbinë dhe integrimin e veriut”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Postimi i  plotë i Meliza Haradinajt:

Edhepse Lista Serbe është strukturë paralele e Serbisë, ajo vazhdon të mbetet sot e papenguar ligjërisht dhe e pasfiduar politikisht nga Kosova, duke aplikuar për certifikim me plot 48 kandidatë në KQZ për rikthim në Kuvendin e Kosovës 2025!

Këtë rikthim po e mundësojnë:

– Mungesa e kallëzimit penal nga institucionet e Kosovës për të shpallur këtë organizatë antikushtetuese pasi vetë (ministri Sveçla) e klasifikuan si përgjegjëse për agresionin në Banjskë;

– Mungesa e dënimit për ish-nënkryetarin Millan Radojçiq; dhe

– Vazhdimi i financimit të shtetit të Kosovës me 360 mijë (nga KQZ përmes të gjitha partive politike) + 250 mijë (nga Kuvendi) për këtë organizatë përmes së cilës Serbia planifikoi e ekzekutoi agresionin terrorist në Banjskë (ku mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku).

Në listën e dorëzuar në KQZ dje, figurojnë edhe emra të vjetër të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Radojçiqit, të cilët fatkeqësisht do të kandidojnë e madje edhe të fitojnë e të rikthehen në Kuvendin e Kosovës pa asnjë pengesë.

Për dallim nga ne në Kosovë që i certifikojmë pa asnjë filtër të sigurisë këta persona, secili prej tyre paraprakisht padyshim se ka marrë aprovimin dhe instruksionet e qarta politike e kriminale nga Vuçiqi e Radojçiqi.

Pas certifikimit të kësaj organizate dhe rilegjimimit të saj në systemin politik të Kosovës, partitë politike shqiptare “e humbin” të drejtën të bëjnë premtime elektorale për çështjet me Serbinë dhe integrimin e veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për vizitë zyrtare në…