Meliza Haradinaj-Stublla i reagon Tahirit: Është gënjeshtër e pastër
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, e ka quajtur gënjeshtër se në sallën e konferencave në këtë ministri nuk ka qenë e mundur pjesëmarrja në inaugurim e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
Kjo deklaratë ka ardhur pasi ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Besnik Tahiri, ka thënë se për shkaqe të pandemisë nuk kanë mundur të jenë në Jerusalem në përurimin e Ambasadës së Kosovës në Izrael.
“Është gënjeshtër e pastër deklarata e dhënë sot nga salla e konferencave në MPJD se kinse për shkak të pandemisë nuk paska qenë e mundur pjesëmarrja në inaugurim. E vërteta është që nuk kanë pasur guxim as vizion për ta formalizuar këtë akt historik, e as për të punuar jashtë konturave personale/politike për interes afatgjatë shtetëror. Kaq për tash”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.