Meliza Haradinaj-Stublla takohet me Schmid, temë diskutimi liberalizimi i vizave

27 qershor 2020 | 08:57

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, është takuar me sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit të Jashtëm Europian, Helga Schmid.

Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se temë diskutimi ka qenë integrimi europian dhe vonesa e BE-së për liberalizimin e vizave.

“Diskutuam për dinamikat e integrimit evropian të Kosovës dhe për aktualitetin politik. Përmbyllja e procesit të tejzgjatur të lëvizjes pa viza në zonën Schengen është pritshmëri parësore e qytetarëve të Kosovës nga institucionet e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian nuk do të hapë kufijtë e jashtëm për…