Meliza Haradinaj tregon se do të kandidojë për deputete, flet fjalë të mëdha për liderin e saj

13 janar 2021 | 14:37

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nga radhët e AAK-së, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë me dije se do të jetë kandidate për deputete në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Me këtë rast, ajo u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve ta ushtrojë të drejtën e tyre për të votuar.

Ndërsa sa i përket çështjes së presidentit, ajo ka thënë se nuk ka kandidat më të denjë se Ramush Haradinaj për këtë pozitë.

“Nuk ka Kosova ndonjë kandidat më të denjë se që është z. Haradinaj. Kryetari Haradinaj e gëzon edhe respektin e liderëve të botës si të presidentit të zgjedhur amerikan dhe kancelares gjermane”,është shprehur Haradinaj-Stublla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e nënshkrimeve të marrëveshjeve të bashkëpunimit me Fakultetet…