
Meliza Krasniqi, laureate e çmimit për veprën më të mirë studimore nga MKRS
18 mars 2025
| 13:02
Sot, mes veprave fituese të Çmimit Kombëtar për Vepër Jetësore dhe Çmimeve Vjetore për Letërsinë për vitin 2024, të cilat çmime i ka dhënë juria e përbërë nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, është edhe monografia “Shkrimtaret shqiptare 1954-1990” e studiueses Meliza Krasniqi.
Ajo në rrjete sociale ka shkruar: “Jam tejet e lumtur dhe mirënjohëse për këtë vlerësim! Falënderoj ata anëtarë të jurisë të cilët më kanë votuar. Çmimin Kombëtar ‘Ibrahim Rugova’ ua kushtoj shkrimtareve shqiptare të të gjitha periudhave, në nderim të zërit dhe kontributit të tyre në letërsi.
Faleminderit nga zemra!”