Melo përfundon karrierën  si futbollist

24 janar 2025 | 16:25

Futbollisti brazilian, Felipe Melo, ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij në moshën 41-vjeçare. Pas tri vitesh me Fluminensen, ai nuk rinovoi kontratën me klubin dhe vendosi t’i japë fund karrierës në futboll.

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, ai shkroi: “Sot përfundoj një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës sime: karrierën time si futbollist. Ishin vite të pabesueshme, plot beteja dhe arritje, por mbi të gjitha, vite ku pashë qëllimin e Zotit të realizohej në çdo hap që hodha. Çdo moment që përjetova ishte i udhëhequr nga dora e Tij dhe jam pafundësisht mirënjohës për privilegjin që pata të bëj atë që dua”.

Felipe Melo ka pasur një karrierë të pasur në futbollin evropian, duke luajtur për klube të mëdha si Juventus, Galatasaray dhe Inter. Në vitin 2017, ai u rikthye në Brazil dhe u bashkua me Palmeirasin, ku fitoi dy herë Kupën Libertadores dhe një kampionat brazilian (Brasileirão), nën drejtimin e trajnerit Abel Ferreira. Në tri vitet e fundit, ai ka luajtur me Fluminensen, duke regjistruar 23 ndeshje në vitin 2024.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në të gjithë Serbinë është duke u mbajtur të premten…