Meloni bie pre e telefonatës “kurth”: Jemi lodhur me Ukrainën, Macron s’më hap telefonin…
Dyshja ruse e humorit Vovan dhe Lexus i bënë një telefonatë “kurth” kryeministres italiane Giorgia Meloni duke pretenduar se po fliste me kreun e Bashkimit Afrikan.
Gjatë bisedës telefonike (e konfirmuar si autentike nga qeveria italiane) Meloni thotë se të gjithë kolegët e saj evropianë janë tashmë të lodhur nga Ukraina teksa shpjegon se pavarësisht kundërofensive ukrainase asgjë nuk ka ndryshuar.
Për sa i përket krizës së migracionit, sipas Melonit, Italia është lënë e vetme nga liderët e tjerë evropianë ndërsa me qindra mijëra refugjatë që kanë mbërritur dhe Macron nuk u përgjigjet thirrjeve të saj.
Dyshja e humorit Vovan dhe Lexus janë të njohur për telefonatat e tilla drejtuar liderëve në Perëndim, ku shtiren sikur janë personazhe të rëndësishëm apo kolegët e tyre.
Zyra e Melonit tha në një deklaratë se “i vjen keq” se ajo ishte “kishte rënë në kurth nga një mashtrues”, i cili u prezantua si kryetar i ekzekutivit të Bashkimit Afrikan, një bllok prej 55 anëtarësh.
Zyra shpjegoi se thirrja u bë më 18 shtator në prag të takimeve me liderët afrikanë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Biseda e publikuar vjen pasi presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar Perëndimit që të mos tërhiqet në mbështetjen e tij për Ukrainën. Ai tha këtë javë se “gjëja më e frikshme” është se disa në botë janë mësuar me luftën në Ukrainë.
Dyshja e humorit Vovan dhe Lexus janë të njohur për telefonatat e tilla drejtuar liderëve në Perëndim, ku shtiren sikur janë personazhe të rëndësishëm apo kolegët e tyre.