Meloni në Arabinë Sauditë, nënshkruan marrëveshje 10 miliardë dollarë

27 janar 2025 | 08:06

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar të dielën një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman.

Takimi u zhvillua në një zonë të shkretëtirës Al Ulla dhe në përfundim të tij u nënshkrua një deklaratë e përbashkët e bashkëpunimit strategjik.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm se marrëdhënia mes sistemit financiar të Italisë dhe Arabisë Saudite ka shumë hapësirë ​​për zhvillim. Kjo i shërben interesit tonë të përbashkët”, tha Meloni.

Më tej ajo shtoi se “Vlera totale e marrëveshjeve të nënshkruara është rreth 10 miliardë dollarë. Janë marrëveshje me të cilat ndërtohen platforma, për të krijuar së bashku mundësi të reja”.

Sipas Melonit, më në fund, “ka një ndryshim mes blerjes dhe shitjes dhe bashkëpunimit” dhe për këtë arsye “është e rëndësishme të jemi në dialog, duke diskutuar dallimet tona si dhe duke dëgjuar bashkëbiseduesin tonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ShBA-ja nuk do t'i vazhdojë me tarifat ndaj Kolumbisë, pasi…