Meloni: Nuk do të lejojë që Italia të bëhet kamp i refugjatëve të BE-së
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni nga margjinat e ceremonisë në OKB-së në të cilën ka vendosur një kurorë lulesh në monumentin e Kristofor Kolombit në Nju-Jork, ka thënë se nuk do të lejojë që Italia të bëhet kampi i refugjatëve të BE-së.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se në këtë situatë është e rëndësishme që vendet ti shpallin luftë trafikantëve të qenieve njerëzore. “Është e rëndësishme që memorandumi me Tunizinë të vazhdojë, një model për t’u përdorur edhe me kombet e tjera”, ka thënë Meloni.
Ndër të tjera ajo është shprehur se çështja nuk mund të zhvendoset nga një vend në tjetrin. “Çështja nuk është ajo e zhvendosjeve, askush nuk mund të mendojë përballë këtyre flukseve, për t’ia kaluar problemin dikujt tjetër”, është shprehur Meloni.