Memaj largohet nga Dukagjini
29 korrik 2020
| 13:53
Blendi Memaj i ka dhënë fund aventurës me skuadrën e Dukagjinit dhe këtë e ka bërë me dije përmes një njoftimi në “Facebook”.
“Të nderuar media, shokë dhe dashamirë të futbollit, dua t’ju njoftoj se pas përfundimit të këtij gjysmëstinori me fanellën e KF Dukagjinit, kemi përfunduar bashkëpunimin dhe mbetem lojtar i lirë”, ka thënë Memaj. “Falënderoj stafin e trajnerëve, bashkëlojtarët si dhe tifozët ‘Hithat’ për respektin dhe mikpritjen gjatë kësaj periudhe gjashtëmujorëshe. Mirupafshim në sfidat e radhës!”, ka shtuar Memaj, raporton “Epoka e re”.