Meme-ja e famshme del në shitje

23 shtator 2021 | 12:26

Chloe Chem u shndërrua në hitin e internetit në vitin 2013 (asokohe 2 vjeçe) kur fotoja e saj ndërsa i jepte së ëmës një shikim me bisht të syrit, u bë virale.

Tashmë nëse njerëzit duan të shprehin shqetësim, përdorin foton e famshme. Por fotoja do të shitet si një pronë dixhitale ndaj kujtdo që mund të jetë i interesuar ta blejë. Pra, jepet një certifikatë dixhitale dhe lejon versionet si meme apo tweet që të shiten si të ishin pjesë fizike.

Në shumë raste, artisti mban të drejtat e autorit për punën e tij kështu që mund të vazhdojë të shesë kopjet, ndërsa blerësi zotëron “origjinalin”. Tashmë familja nga Utah ka vendosur ta bëjë këtë. Çmimet fillojnë nga 5 Ethereum (monedhë dixhitale) ose ndryshe 15 mijë Dollarë. Kjo nuk është çudi pasi tregu për artin dixhital ka marrë një zhvillim vitet e fundit.

Në mars, themeluesi i Twitter, Jack Dorsey e shiti postimin e tij të parë në platformë për 2.9 milionë dollarë.

Foto të tjera janë shitur për 500.000 dollarë apo 411.000 mijë dollarë. /tvklan.al

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka…