Memli Krasniqi, Albin Kurtit: Pritjet prej teje i kam zero

02 prill 2021 | 11:49

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i thënë “Mos u nervozo se nuk po bën asgjë, por vetëm po arsyetohesh”.

Në seancën plenare, Krasniqi ka kritikuar Kurtin, duke i thënë se nuk “ke pasur kohë të merresh me punë më të mëdha, por ke gjetur kohë për të dalë në piknik”.

“S’ke nevojë me u bo nervoz. S’ke nevojë me u nervozuar kryeministër se krejt çka po bon po del e po arsyetohesh. Ti e ke marrë mandatin me qeverisë e me udhëheq vendin, jo me dalë e mu arsyetuar për secilën punë që po e ngrisin deputetët. Është e vërtet që po flet për probleme të vjetra, njerëzit po presin qasje të re. Ajo që po shohim prej teje është probleme të vjetra dhe qasje të vjetër.  Çështjen e energjisë t’i nuk dallon asgjë prej Ramush Haradinajt e Avdullah Hotit, sepse ky është problem prej asaj kohe, dhe këtë problem e kemi zgjedh ne në Kuvend prej vitit 2017 e tutje”, ka thënë Krasniqi.

Më tutje, Krasniqi ka thënë se pritjet prej kësaj qeverie i ka zero.

“Ajo që neve na intereson është cila është qasja e qeverisë tënde. A je për apo kundër liberalizimit të tregut dhe nëse je kundër qysh mendon me shkuar në kundërshtim me obligimet e Kosovës në raportin me integrimin evropian që e kanë sjellë me miratimin e pakos të ligjeve të energjisë. Nëse je për, neve na intereson me ditë se çka ke me bërë ti ndryshe prej kryeministrave që ti i ke sha e i ke kritiku në të gjitha format. Ka kohë të shkurt që e keni marrë këtë mandat, po arsyetoheni që s’keni pas kohë me bo punë të mëdha, po kohë ke gjetur edhe për piknik, edhe për me marr një shtëpi 400 m2 midis Prishtine. Kohë ke gjet edhe mu vaksinuar i pari. Kohë pate për m’i bo disa punë që nuk të takojnë. Me të thënë të drejtën pritjet prej teje i kam zero”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…