Memli Krasniqi bën homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”
Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka nderuar Jasharët.
Në ditën e parë të punës në këtë cilësi, Krasniqi se bashku me familjen e tij ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Me këtë rast, ai ka thënë vizita në këtë vend është e domosdoshme para marrjes së përgjegjësive të reja. “Prekazi mbetet udhërrëfyesi ynë sepse ky është vendi ku ka lindur dhe ku ka marrë kuptim liria e Kosovës. Andaj e konsideroj të patejkalushme dhe të domosdoshme ardhjen në Prekaz para marrjes së çfarëdo përgjegjësie. Pra, është edhe nder, obligim, privilegj edhe përgjegjësi që në ditën e parë si kryetar i PDK-së së bashku me familjen time të vij në Prekaz për të marrë një frymëzim shtesë por edhe për të fuqizuar vetëdijen tonë politike për punët të cilat na presin dhe për të marrë një inspirim shtesë nga sakrifica titanike e familjes Jashari”, ka deklaruar ai.